Transmetuar më 29-10-2020, 22:12
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme rreth orës 18:10, në në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, ndersa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Njoftimi nga Policia

“Rreth orës 18:10 Policia ne Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kane dale ne lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë ne proces”.