Transmetuar më 29-10-2020, 20:10

Ylli televiziv, Lauren Goodger, di gjithmonë se si të marrë gjithë vëmendjen për vete.

Të martën, bukuroshja brune u shfaq rrugëve pranë shtëpisë së saj me një veshje që i ekspozonte format trupore mjaft bukur.

34-vjeçarja u shfaq e veshur shumë sportive dhe në super formë me një veshje ngjyrë portokalli dhe atlete të bardha.

Ajo kishte vendosur që flokët t’i mbante të lëshuara dhe kishte bërë make-up të theksuar.

Ndërkohë prej një muaji, Lauren po komentohet për lidhjen e saj më të re.

Ajo ka prezantuar me ndjekësit e saj të shumtë të dashurin 11 vite më të ri, Charles Drury.

Madje mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçari, pas 3 javësh që po dalin bashkë, ka shkuar që të jetojë në shtëpinë e saj në Essex.

“Charles është transferuar në shtëpinë e saj. Duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Miqtë ende nuk e besojnë se sa shumë ajo e dashuron atë. Të gjithë po shpresojnë që ai të jetë i duhuri”, ka thënë një burim pranë çiftit për “The Sun”.