Transmetuar më 29-10-2020, 19:36
Foto ilustruese

Dy adoleshentë në Sarandë përfshihen në një konflikt.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Në sherr janë përfshirë 2 bashkëmoshtarë ku është përdorur edhe thikë.

Një adoleshent me inicialet K.T., 15 vjeç, dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë sherrit dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

K.T., është nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Antoni Athanas” të qytetit jugor të vendit.

Adoleshenti dyshohet se u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij, E.Ç., i cili ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.