Transmetuar më 29-10-2020, 19:01

Kur ata bëhen bashkë, janë si gjithmonë tepër të veçantë!

Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makshi, tre musketjerët ishin sot në programin ‘Abc e pasdites’ të Ermal Peçi ku ndanë emocionet e koncertit të fundit por edhe surprizat e një albumi të ri, që mesa duket po punohet.

Biseda në studio u shpërnda në tematika të ndryshme, nisur edhe nga disa intervista që i bëri Ermali.

Teksa u fokusuan tek reagimet personale ndaj situatës në vend, Ermali pyeti Aleksandrin rreth videove të tij që shpesh kanë bërë xhiron në rrjetet sociale sidomos ajo kur ka sharë kryeministrin Rama.

A është penduar ai për to? A i lexon komentet?

Cili nga 3 artistët është më i fokusuar të lexojë ç’thonë për ta?

‘Jo, njerëzit janë mësuar me mua. Nuk jam penduar. Kam 30 vjet që e bëj këtë punë’ – tha Sandri.

/S.H /NOA.al