Transmetuar më 29-10-2020, 18:21

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Kukës ditën e sotme, ku drejtuesi i një makine ka shpëtuar për fije të perit nga rënia në liqen.

Makina ka goditur barrierën mbrojtëse, por ka shpëtuar për mrekulli nga rënia në liqen nga ura që lidh Kukësin me Hasin.

Makinën e kanë mbajtur hekurat e urës, sikur shikohet edhe nga fotoja.

Fatmirësisht gjithcka është mbyllur pa pasoja të rënda, ndërkohë që është bërë në kohë tërheqja e makinës nga ura. /Abcnews