Transmetuar më 29-10-2020, 18:13

Myslimanët ‘kanë të drejtë të vrasin miliona francezë’, tha ish-Kryeministri i Malajzisë pas sulmit terrorist sot në një kishë në Nisë.

Mahathir Mohamad shpërtheu me akuza të forta pas sulmit që i konsiderua terrorist nga autoritetet franceze, pasi u vranë tre persona, mes të cilëve edhe një grua, madje dyve prej tyre iu pre koka.

Ai tha se liria e fjalës nuk përfshin ‘fyerjen e njerëzve të tjerë’ mes grindjeve për karikaturat e Profetit Muhamed, të cilat Franca i ka mbrojtur.

Ish-kryeministri i cili humbi pushtetin në shkurt shtoi edhe më shumë provokimet me Francën.

Politikani 95-vjeçar tha se nuk e miratonte prerjen e kokës mësuesi i shkollës Franceze për karikaturat   e Profetit Muhamed, por tha se liria e shprehjes nuk përfshin ‘fyerjen e njerëzve të tjerë’.

‘Pavarësisht nga besimi fetar, njerëzit e zemëruar vrasin’, tha Mahathir, i cili ka shtuar polemika për komentet në lidhje me hebrenjtë dhe njerëzit LGBT, në të kaluarën.

‘Francezët gjatë historisë së tyre [kanë] vrarë miliona njerëz. Shumë ishin myslimanë. ‘

Në një mesazh që është hequr prej shkeljes së rregullave të faqes Twitter në internet, Mahathir vazhdoi: "Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e së kaluarës."

Në vend të kësaj, francezët duhet t’i mësojnë njerëzit e tyre të respektojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë”, tha ai.

Mahathir, i cili shërbeu si Kryeministër Malajzisë dy herë për një total prej 24 vjetësh, tha se Emmanuel Macron i Francës ishte ‘shumë primitiv’ dhe ‘nuk tregon se është i civilizuar’.

"Francezët duhet t’i mësojnë njerëzit e tyre të respektojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë," tha ai.

‘Meqenëse ju keni fajësuar të gjithë muslimanët dhe fenë myslimane për atë që është bërë nga një person i zemëruar, muslimanët kanë të drejtë të ndëshkojnë francezët”.

/NOA.al