Transmetuar më 29-10-2020, 17:42

Nga Erion Dasho

Kur flasin kolegë me integritet dhe që e njohin sistemin është kambanë alarmi! Kudo në Europë ka rritje rastesh, ka edhe rritje vdekjesh, por pacienti trajtohet si njeri!

Një personi i shkon trajtimi i thjeshtë anti-COVOD mbi 500 Euro (mendoni familje me 4 pjestarë)!!!

Një personi që ka nevojë për trajtim me oksigjen dhe ka frikë të shkojë në spitalet e rilindur, i duhen të paktën 100 Euro në ditë shpenzime për oksigjenin dhe 100 Euro të tjera për infermierin që e mjekon! Lehtësisht fatura shkon 5 deri 6.000 Euro! Për më tepër, me këtë mënyrë trajtimi rrezikon seriozisht jetën!

Ai që merr çarter për Turqi, paguar 12.500 Euro vetëm për transportin!

Në asnjë vend të civilizuar nuk po ndodh kjo kasaphanë me jetën, shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve!!!

Pjesa më e madhe e këtyre problemeve nuk ka nevojë për shpenzime që të zgjidhen!

Vetëm organizim dhe menaxhim të epidemisë sipas parimeve që tashmë i dinë të gjithë qytetarët!

Çdo ditë që kalon në këtë gjendje, papërgjegjshmëria vret!