Transmetuar më 29-10-2020, 17:34

Dy zyrtarë të lartë ishin mes të infektuarve gjatë ditës së sotme, në vendin tonë.

Pas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, konfirmohet pozitiv me Covid-10 edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 275 raste të reja me koronavirus prej 1422 testeve të kryera.

Zyrtarisht 6 persona humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 499. Bilanci më i lartë i infektimeve mbetet në qytetin e Tiranë me 163 raste të reja.

Ndërkohë 114 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e duke e çuar në 11.007 numrin e personave që kanë fituar betejën.

Sakaq, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

/NOA.al