Transmetuar më 29-10-2020, 16:29

275 raste të reja dhe 6 humbje jete, kështu ka avancuar koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën një 61-vjeçar nga Korça, një 67-vjeçar nga Pogradeci, një 69-vjeçar nga Lezha, një 71-vjeçar nga Vlora, një 73-vjeçar nga Fieri dhe një 74-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11 mijë e 7 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. /k.k/noa.al/