Transmetuar më 29-10-2020, 16:04

Këngëtarja Era Istrefi duket se ka rënë pre e një mashtrimi ditët e fundit. Sipas mediave, një 45-vjeçar i është paraqitur Erës si polic, ndërkohë që nuk punonte si i tillë.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00, kur personi në fjalë e ka ndaluar artisten në rrugë. 45-vjeçari i është paraqitur si polic dhe e ka përcjellë deri në lagjen “Marigona Residence”.

Më pas ky person është larguar pa gjurmë, por më vonë është identifikuar nga policia dhe është arrestuar dje.

Mësohet se personi i arrestuar, që ka mashtruar Erën, quhet Bujar Shala.

Deri më tani Istrefi nuk ka reaguar për ngjarjen dhe nuk dihen detaje të tjera në lidhje me të.

/S.H /NOA.al