Transmetuar më 29-10-2020, 14:45

Kylie Jenner u shfaq për herë të parë në “Keeping Up With The Kardashians” kur ishte nëntë vjeç dhe pa dyshim që ajo është bërë gjithnjë e më e famshme që nga ajo kohë.

Kylie është jo vetëm një ndër njerëzit më të famshëm dhe më influencues në rrjetet sociale, por edhe shumë e suksseshme në fushën e biznesit.

Por sipas saj, është pikërisht të qenurit e famshme që e bën Kylien të fshehë atë që është në të vërtetë.

Ndërsa po filmonte një tutorial për kozmetikën e Halloween me James Charles për kanalin e tij në YouTube për të promovuar koleksionin e saj të ri të kozmetikës me temë cheetah, James e pyeti Kylie për memet dhe i tha se dukej sikur njerëzit ishin të befasuar nga sensi i saj i humorit.

Kylie pranoi se ajo tregonte shumë më shumë rreth personalitetit të saj të vërtetë vite më parë në Vine.

"Ndërsa rritesha thjesht kuptova… Kur njerëzit thoshin gjëra të këqija për mënyrën se si jam në të vërtetë, personalitetin tim dhe atë që dua më shumë për veten time, kjo më lëndonte më shumë sesa të luaja një personazh dhe të mos u tregoja njerëzve gjithçka”, -shpjegoi Kylie: “Kështu fillova të tregoja më pak, gjë që është trishtuese. Kjo më trishton".

James u zbuloi shikuesve të tij se puna me Kylie për herë të parë dy vjet më parë ishte "një nga kolabet e tij të preferuara që ka filmuar ndonjëherë", dhe CEO i Kylie Cosmetics është në të vërtetë shumë shakaxheshë, argëtuese dhe gjithnjë thërrmuese.

Kylie pranoi se kur njerëzit e vërejnë sensin e saj të humorit dhe e komentojnë atë, është diçka e veçantë për të.

Kylie shtoi, megjithatë, se ajo padyshim dëshiron që "të fillojë të bëjë më shumë gjëra" në kanalin e saj në YouTube, kështu që fansat mund ta njohin më shumë për humorin e saj dhe për të nxjerrë në pah personalitetin e saj të vërtetë.

/S.H /NOA.al