Transmetuar më 29-10-2020, 14:34

Elvis Naçi, i njohur me fondacionin e tij që mbledh fonde për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, dha një lajm të gëzueshëm. U mblodhën mbi 100 mijë për t’i ardhur në ndihmë një djaloshi, i cili vuante nga një sëmundje e rrallë dhe po luftonte me jetën. Pas mjekimit jashtë vendit, ai duket se ai ka dalë mrekullisht.

“Sot dua të jap një lajm të madh që do të gëzojë çdo shqiptar”, – tha Elvis Naçi.

-”Renaldi ishte në minutat e fundit, e nisëm me urgjencë dhe për një kohë të gjatë iu desh t’i nënshtrohet një terapie intensive deri në intubim”.

“Sot kemi shpresa që Renaldi është më mirë dhe ka dalë nga gjendja e vështirë që po luftonte me jetën”, tha Elvis Naçi.

“Renaldi është një luftëtar i vërtetë”, shtoi ai. – “Shuma për të shpëtuar Renaldin ishte 105 mijë euro, por ia vlejti sepse sot shpresa që Renaldi të jetojë dhe të kthehet tek motrat e tij është e madhe”.

“Sot jam i përlotur nga ky lajm. Një jetë e shpetuar, ju dua të gjithëve se pa ju asgjë nuk është e mundur. Bashkë ia dalim! Faleminderit Zot! Faleminderit shqiptarë! Faleminderit Renald që luftove për të qenë sërish mes nesh…” – thaksoi Elvis Naçi, lidhur me rastin në fjalë të djalit, që falë atyre që e mbështetën financiarisht, i është dashur edhe mrekullia e Zotit për t’ia dalë mbanë.

/NOA.al