Transmetuar më 29-10-2020, 14:31

Pas thuajse dy muajsh, merr fund bojkoti i futbollit në Shqipëri. Të dielën do të nisin të luhen ndeshjet e Kupës, ndërsa të mërkurën ndeshjet për Superligën.

Lajmin e dha kreu i FSHF, Armando Duka, pas takimit me drejtuesit e Ligës Profesioniste. "Kjo nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë nga kërkesat tona", – tha krei i FSHF-së.

Ai deklaroi se bojkoti e ka realizuar qëlimin. “Biseduam për të ardhmen. Është domosdoshmëri që spektatorët të shohin futboll. U vendos që do të fillojë aktiviteti të dielën me kupën dhe të mërkurën do të fillojë. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyë qëllimin e tij. Kemi patur takime me përfaqësuesit e qeverisë, kërkesat tona janë në rrugën e zgjidhjes.”, tha Armand Duka. /NOA/