Transmetuar më 29-10-2020, 13:16

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po fsheh statistikat zyrtare të viktimave të Covid 19 në vend.

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, tha se numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë.

"Përmasa e infeksionit mbahet e fshehtë për shkak se Rama ka humbur kontrollin. Kjo vjen si shkak i mosmarrjes së masave dedektuese, ku ai fshihet pas sakrificës së mjekëve dhe tenderëve sekretë, që edhe sot që flasim janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve në Europë".

Sipas Bashës, numri në rritje i infeksioneve dhe viktimave është në masë të madhe për shkak të kryeministrit të vendit.

Ai hodhi akuza se qeveria po shpërblen mafien e plehrave dhe po lë në mëshirë të fatit qytetarët e prekur me koronavirus.

"Nëse paratë e shqiptarëve do shkonin për më shumë teste, atëherë nuk do pritej që qytetari të priste 5 6 apo 9 ditë për t’u testuar, – vijoi Basha në një bashkëbisedim me qytetarët. – E lehtëështë të fshihesh pas maskës dhe gjobave ndaj maskës, kur vetë nuk ke marrë asnjë masë, por vazhdon t’i paguash mafies së inceneratyorëve 565 mijë euro, kaq i janë paguar mafies së plerave dje. Me një shumë të tillë, mund të ishin bërë 14 mijë tamponime. Dje janë bërë 15 tamponë në Durrës. Nuk jemi më në buzë të humnerës, por jemi në humnerë", – shtoi Basha. /NOA/