Transmetuar më 29-10-2020, 08:20

Aktori dhe moderatori i njohur i humorit, Agron LLakaj, shumë i dashur për publikun shqiptar, ka kaluar një përvojë të vështirë pas infetimit me Covid-19.

Ai tregon se pasi ishte prekur me koronavirus, pas 20 ditësh në izolim të plotë me gjithë bashkëshorten, ka bërë tamponin dhe ka rezultuar negativ.

Ai u kërkon qytetarëve që të mos neglizhojnë maskën si dhe distancimin fizik dhe social.

Postimi i plotë:

Të dashur Miq! Më në fund, pas një beteje relativisht të moderuar me kovid 19, pas rreth 20 ditësh, ime shoqe Kostandina dhe unë morëm pergjigjen ‘negativ’ të tamponit. Ne ja dolëm, me qetësi dhe pa panik…,në mbështetje të njëri tjetrit, por me kujdesin absolut dhe të vajzës tonë Alkida, që nuk mori parasysh rriskun për vete, por na shërbeu deri në momentin e kapërcimit të situatës. ‘Kush ka vajza, botën ka’ thotë kënga. Falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj “Intermedica”, mikut tonë dr Vasil Llajo dhe gjithë përsonelit të shërbimit që në dy javë në mënyrë profesionale dhe njerëzore na qëndruan në krye për çdo analizë të nevojshme si pjesë e protokollit.

Në mënyrë të veçantë Dr Arian Mezini, edhe pse mik, njeriu që na ndoqi orë pas orë deri në rikthimin në normalitet tonin…,mirënjohje pafund! Unë rikthehem në dashurinë time Al Pazar dhe Fake Off me më shumë dëshirë dhe pasion!Dhe në fund dy fjalë për të gjithë. Jeta e çdo njërit prej nesh është dhurata më e bukur që Zoti na ka fal!

Zoti ju ruajt dhe paçi shëndet në familjet tuaja! Le të gëzojmë me njëri tjetrin per çdo ditë që Zoti na fal! Koha të duam dhe të mbështesim më shumë njeri tjetrin në këtë luftë duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni maskën, distancimin fizik dhe social, të cilat sjellin më pak njerëz të infektuar! Zoti qoftë me të gjithë Ne! Një ditë do jemi në një përqafim të madh!. /Noa.al/