Transmetuar më 29-10-2020, 00:01

Përtej trendeve të momentit, nuancat që duhet të jenë pjesë gjithmonë në garderobën tonë, jo vetëm në vjeshtë apo në dimër, por gjithmonë sipas ikonës së modës, Coco Chanel janë e bardha, e zeza dhe e kuqja.

Disenjatori më i rëndësishëm francez në koleksionet e tij i ka gjithmonë prezente këto ngjyra.

Veshja e parë e stilistit Chanel, ishte një fustan i zi me një jakë të thjeshtë të bardhë. Në fakt dy ngjyrat e para themelore, ato që nuk do të dalin kurrë nga moda.

Një nuancë gjithmonë e pranishme në koleksionet e Chanel është e kuqja, “ngjyra e jetës”.

Në modë, si dhe në bukuri. “Nëse jeni të trishtuar, nëse keni ndonjë problem,vendosni buzëkuq dhe vishuni me të kuqe”, është një nga frazat më të famshme të Coco Chanel.