Transmetuar më 28-10-2020, 23:21

Shuhet në moshën 81-vjeçare ylli amerikan i muzikës Country, Billy Joe Shaver.

"Kantautori vdiq të mërkurën pas ‘një sëmundjeje’", ka thënë një zëdhënës i tij për Fox News.

Ai u dërgua në spitalin ‘Ascension Providence’ në Waco, Texas.

Ai bëri bujë në vitin 1973 me albumin e tij debutues, “Old Five and Dimers Like Me”.

Këngët e Shaver u regjistruan dhe u realizuan nga Johnny Cash, Elvis Presley, Kris Kristofferson apo Jerry Lee Lewis.