Transmetuar më 28-10-2020, 21:01

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”.

Një grua dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për shtetasen M.B., 40 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/