Transmetuar më 28-10-2020, 17:34

Edhe Kosova po përballet me agresivitetin e koronavirusit. Autoritetet atje kanë raportuar për katër jetë të humbura në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, janë konfirmuar 281 të infektuar pas 932 testeve.

Aktualisht janë 2 mijë e 658 raste aktive në të gjihë vendin.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 97 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15.295 janë shëruar. /k.k/noa.al/