Transmetuar më 28-10-2020, 15:05

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur riatdhesimin e disa fëmijëve shqiptarë nga Siria, duke bërë thirrje që ata që janë subjekt i ligjit për krime, të përballen me drejtësinë.

Në një status të shkurtër në profilin e saj në "Twitter", ambasadorja Kim, duke publikuar dhe një foto, shkruan:

“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se do të ndiqet nga hapa të tjerë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur është rasti, të përballen me drejtësinë”.

Gjatë ditës së djeshme, pas një operacioni të vështirë nga forcat e anti-terrorit shqiptar dhe jo vetëm, u riatdhesuan në vend Endri Dumani si edhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj. /E.A/ NOA.al