Transmetuar më 28-10-2020, 14:48

Dy anëtarë të familjes Bajlozi në qytetin e Përrenjasit kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Irena Bajlozi, mësuese muzike dhe artiste e njohur e zonës, dhe vëllai i saj Agron Bajlozi nuk e fituan dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Pasi rezultuan pozitivë me COVID-19 ata po merrnin trajtim në shtëpi.

Por ditët e fundit gjendja e tyre ishte rënduar së tepërmi, deri sa sëmundja i mposhti.

Miqtë dhe të afërmit e kanë përcjellë me trishtim ndarjen e tyre nga jeta. /k.k/noa.al/