Transmetuar më 28-10-2020, 14:40

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim.

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Policinë e Shtetit i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Policia thotë se prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre.

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Mesazhi vjen në WhatsApp, ja çfarë shkruhet

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin ËhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL".  NOA.al