Transmetuar më 28-10-2020, 14:31

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se furnizimi i vendeve të BE-së me vaksina potenciale kundër Covid 19 mund të nisë seriozisht në muajin prill.

Ajo premton se "ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milion njerëz" me një diapazon prej 20-50 milion doza të shpërndara çdo muaj në bazë të marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike. Pastaj shpjegon: "Masat u qetësuan shumë shpejt, prandaj ekziston vala e dytë". Brukseli po synon për një union shëndetësor evropian, me një paketë iniciativash të përbashkëta.

“Numri i madh i furnizimeve pritet të fillojë në Prill, – tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp. -Në skenarin më të mirë të mundshëm, marrëveshjet e parakohshme të blerjes për vaksinat Covid që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë shpërndarjen e 20-50 milion doza të çdo muaj sapo kompanitë e para të jenë gati” shtoi ajo.

Ndërkohë, numri i rasteve të koronavirusit të regjistruar në botë, ka tejkaluar 44 milionë persona: kjo është ajo që del nga të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins" në SHBA, sipas të cilit, që nga fillimi i pandemisë, infeksionet kanë arritur në 44,059,551. Kjo është një rritje prej mbi pesë milion infeksionesh në vetëm 12 ditë. Në fakt, pragu prej 39 milion u tejkalua më 16 tetor. Vdekjet nga virusi globalisht janë aktualisht 1,168,568, ndërsa personat e shëruar janë 29,843,500. /E.A/ NOA.al