Transmetuar më 28-10-2020, 12:57

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve do t’iu ulet një e treta e dënimit.

Mes tyre figuron edhe kampioni i botës në mundje Elis Guri, i cili është dënuar me 4.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:

Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.

Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se në këtë gjykim edhe kampioni i botës ne mundje, Elis Guri është dënuar per prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ndaj këtij grupi, dosja penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016i, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës.

Më pas, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë. Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

Çështja është regjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës, ku dilnin në përgjime ‘Avdylajt’ e Shijakut.

Këtij grupi, i është kapur më 8 shkurt 2017 në Itali 2 tonë kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. /E.A/ NOA.al