Transmetuar më 28-10-2020, 12:42

Prej disa ditësh mësuesja e muzikës nuk shkonte në shkollë, pasi kishte rezultuar pozitive me Covid-19.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo u shtrua në spital, por nuk mundi dot të‰ fitonte betejën me sëmundjen.

Mësuesja në Prrenjas, Irena Bajlozi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur vetë përdoruesit e rrjeteve sociale që shprehin ngushëllimet për familjen, lidhur me largimin e parakohshme nga jeta të mësueses.

Ish- kryetarja e Bashkisë Miranda Rira në një postim në facebook shkroi.

E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi!

Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!

Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua!

Të qoftë dheu i lehtë, mësuesja ime e dashur!

U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!” shkroi Rira.

Rasti pritet të raportohet zyrtarisht pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

/NOA.al