Transmetuar më 28-10-2020, 12:19

Dy persona janë dënuar për vrasje me paramendim dhe një për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ata janë të shënjestruarit e fundit të OFL.

Tre vlonjatët Eraldo Canaj, Viktor Omeri dhe Pëllumb Sherifaj duhet të deklarojnë burimin e pasurisë, sipas OFL.

Njoftimi i policisë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eraldo Canaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Viktor Omeri, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Pëllumb Sherifaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/NOA.al