Transmetuar më 28-10-2020, 12:10

Barazimi kundër Borussia Mönchengladbach dhe kriza që po kalon skuadra nën drejtimin e Zinedine Zidane, vetëm disa hapa larg "greminës", e bëjnë Real Madridin një fuçi të vërtetë baruti gati për të shpërthyer.

Gjithashtu sepse dje, në mes të pjesës së parë dhe të dytë, në tunel, ndodhi një bisedë mjaft e sikletshme midis francezëve Benzema dhe Mendy, shokë ekipi.

Sipas mediave iberike, sulmuesi francez i ka thënë shokut të tij të skuadrës: "Mos ia kalo topin Vinicius, unë betohem për nënën sime, ai po luan kundër nesh".

Nëse gjithçka do të konfirmohej në video, do të ishte një bombë gati  për të hedhur në erë të gjithë klubin madrilen. /E.A/ NOA.al