Transmetuar më 28-10-2020, 11:49
Kryetari i Bashkisë së Gjitrokastrës është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Përveç kryebashkiakut Flamur Golemi pozitiv me Covid janë konfirmuar edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.
Në qarkun e Gjirokastrës numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 128 persona deri tani.
Ndërkohë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 284 persona duke e çuar në 19,729 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Deri tani 487 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.
/S.H /NOA.al