Transmetuar më 28-10-2020, 11:33

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ngjarja, e cila shënon edicionin e 27-të sivjet, do të transmetohet globalisht përmes MTV të dielën më 8 nëntor.

Sa u përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është Dua Lipa.

Ndërkaq, së fundmi u bë e ditur së Rita do të jetë prezantuese e MTV EMAs përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka thënë ajo.

/S.H /NOA.al