Transmetuar më 28-10-2020, 11:14

Në fillim të tetorit, një nënë nga Ladispoli në Romë kishte organizuar dy festa me nga 30 të ftuar secila për ditëlindjen e tetë të djalit të saj, edhe pse kishte ethe dhe kollë.

Menjëherë pas festave ajo kishte bërë testin e tamponit ku kishte dalë pozitive.

Nëna e një shokut të fëmijës që mori pjesë në një nga festat e ditëlindjes u infektua.

Jo vetëm kaq, po ajo infektoi të ëmën e moshuar e cila fatkeqësisht vdiq.

“Ishtë një episod i kthjellët. Kur ne mjekët themi se festat private kanë qenë, dhe fatkeqësisht janë akoma, një problem për përhapjen e virusit, ka nga ata që  e nënvlerësojnë alarmin dhe vazhdojnë të organizojnë evente të tilla”,  thotë Simona Ursino , drejtore e Shërbimit të Higjienës dhe Shëndetit Publik të ASL Roma 4.

ASL nisi gjurmimin dhe vendosi familjet e të ftuarve në festa në izolim fill pasi organizatorja doli pozitive.

Por jo të gjithë e pritën mirë situatën, disa refuzuan kartantinën, të tjerë sulmuan verbalisht personelin shëndetësor.

Dhe ne fund lajmi i zisë…

/S.H /NOA.al