Transmetuar më 28-10-2020, 10:37

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, u bënë prindër të një djali pak ditë më parë.

Pas lindjes së Diellit, Arbana është mama me kohë të plotë dhe rutina e saj e përditshmërisë sigurisht nuk është më si dikur.

Këtë e ka treguar vetë moderatorja nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

“Kisha dy muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vite që ta lexoj.

Sot lexova një faqe. Po ecim mirë”, shkroi moderatorja krahas fotos së librit.

Dielli është djali i dytë i Arbanës, pas Jonit (nga martesa e saj e parë), dhe fëmija i parë për Eduartin.

/S.H /NOA.al