Transmetuar më 28-10-2020, 10:51

Në SHBA është regjistruar nata e dytë e protestave dhe trazirave në Filadelfia, pas vrasjes së një 27-vjeçari afro-amerikan, Waltër Wallace nga ana e policisë.

Ndërsa një korte ka marshuar paqësisht përgjatë rrugëve të qytetit, në disa zona janë përsëritur skena vandalizmi dhe plaçkitje dyqanesh.

Policia i ka ftuar banorët e shtatë distrikteve të qëndronin në shtëpi për shkak të rrezikut të dhunës. Wallace është vrarë nga agjentët, ndërsa mbante në dorë një thikë në rrugë.

Dhjetra e qindra agjentë të Gardës Kombëtare të Penslivanisë, janë dislokuar në mbështetje të forcave të rendit pas kërkesës së guvernatorit të shtetit, demokratit Tom Wolf.

Dhuna përçarëse e protestave çoi në një vendosje të mëtejshme të agjentëve në përpjekje për të ndaluar sulmin nga grupe vandalësh të dyqaneve përgjatë rrugëve të qytetit. Në mbrëmjen e parë të trazirave, gati njëqind persona u arrestuan dhe tridhjetë policë u plagosën.

Wallace, një 27-vjeçar që vuante nga probleme mendore, u godit nga disa të shtëna me armë nga policët që e qëlluan, sepse ai kërcënonte me thikë. /E.A./ NOA.al