Transmetuar më 28-10-2020, 09:09

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 35-vjeçari.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i autorit.

“Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/S.H /NOA.al