Transmetuar më 28-10-2020, 08:26
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ku një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë.
Sipas policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Njoftimi i pajete:
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/S.H /NOA.al