Transmetuar më 28-10-2020, 00:06

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i FC Barcelona. Pas mbledhjes urgjente të drejtorëve këtë të martë pasdite, presidenti i Blaugranasve, ashtu edhe pjesa tjetër e bordit, kanë vendosur të japin dorëheqjen.

Drejtuesit e lartë të klubit të Barçës u përpoqën deri në momentin e fundit që Generalitat të rimendonte idenë e saj për autorizimin e referendumit, në lidhje me drejtimin e ekipit.

Bordi tha se dëshironte që votimi të mbahej, pasi është një e drejtë që kanë partnerët.

Prej kohësh ekzistonte një luftë e hapur mes disa figurave kryesore në ekip si Pique, Messi, Suarez, Neymar, Dani Alves me deklaratat e forta që bënin ndaj Presidentit.