Transmetuar më 27-10-2020, 23:49
Një ish-modele ruse është arrestuar nga policia me akuzën për tentativë vrasje, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një marketi duke sulmuar me thikë një punonjëse.
Natalya Dolganovskaya, 32-vjeçe, është dëgjuar duke bërtitur “i urrej femrat”, ndërsa vazhdimisht ia ngulte thikën viktimës, kanë bërë të ditur autoritetet.
E arrestuara në vitit 2005 fitoi kurorën e Miss Ulyanovsk dhe është e njohur në Rusi.
Kamerat e sigurisë brenda marketit shfaqin momentin kur punonjësja 36-vjeçe sulmohet në sektorin e frutave.
Për fat të mirë viktimës i dolën në ndihmë punonjësit e tjerë të marketit si dhe klientët, që vrapuan për t’ia rrëmbyer thikën nga dora modeles.
Më poshtë pamjet e rënda: