Transmetuar më 27-10-2020, 21:31

Një konflikt ka ndodhur në Lezhë gjatë ditës së sotme rreth orës 15:10.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Pasi kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin Gj.N., dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N., u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik".