Transmetuar më 27-10-2020, 21:05

Studioja muzikore e reperit të njohur, Mozzik është grabitur ditën e sotme.

Në një postim në Instastory, Mozzik ka publikuar foto nga studio, ku dallohet xhamat dhe dyer e thyera.

Ai thotë se nuk ka arritur këtu ku është duke ia thyer dikujt vendin e punës, as duke sharë apo vjedhur dikë, por vetëm me punë.

Më tej, reperi ka ndarë edhe një mesazh për personat që e kanë bërë këtë gjest të ulët, duke i këshilluar të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”- ka shkruar me ironi Mozzik.