Transmetuar më 27-10-2020, 19:17

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, së fundmi mposhti, Justin Gaethje, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij.

Nurmagomedov në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, u mundua që të mos e lëndonte shumë kundërshtarin.

Gaethje para ndeshjes u shpreh se nuk do të dorëzohej asnjëherë, edhe nëse ishte fjala për krahun e tij.

Këto fjalë duket se Khabibi nuk i harroi dhe gjatë ndeshje. Ai pati mundësi t’ia thyente krahun Gaethjes.

Por, këtë nuk e bëri pasi nuk dëshiroj ta lëndonte atë në sy të prindërve të tij.

Prandaj, ai ndryshoi pozicizion dhe bëri një tjetë lëvizje, duke e detyruar të dorëzohej Gaethje, pasi nuk mund të merrte frymë.

Kjo po ashtu ishte lëvizja e preferuar e babait të tij të ndjerë.