Transmetuar më 27-10-2020, 18:29

Edhe Europa po përballet me agresivitetin e koronavirusit, që ka sjellë me vete edhe mjaft probleme.

Mbretëria e Bashkuar – Vdekjet nga koronavirusi atje kanë shkuar në në 367 në ditë, shifër shumë herë më e lartë se vala e parë.

Nga ana tjetër, rritja e infeksioneve është më e kufizuar, duke arritur në 22,885 kundrejt pothuajse 21,000 dje, por në një total të testeve ditore të cilat ranë nga 321,000 në 262,000 afërsisht.

Shtrimet në spitalet e Britanisë janë më të ulëta sesa në Itali.

Suedia, i vetmi vend në botë që nuk ka vendosur kurrë bllokim, regjistroi 1,870 raste të reja brenda 24 orësh, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Agjencisë Suedeze të Shëndetësisë, kishte shumë më tepër raste në pranverë, por nuk ishin regjistruar për shkak të mungesës së testeve. Regjistrimi i mëparshëm i rasteve Covid-19 ishte 1,698 në fund të Qershorit. Viktimat e koronavirusit në Suedi janë 5.918.

Spanja – Mjekët spanjollë kanë thirrur një grevë 24-orëshe për të protestuar ndaj paaftësisë së qeverisë për të forcuar sistemin shëndetësor për të testuar popullatën.

Rusia – Në 24 orët e fundit ka pasur 16,550 raste të reja të Covid-19 dhe 320 pacientë kanë humbur jetën. Ky është numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara deri më tani që nga fillimi i epidemisë. Sipas të dhënave zyrtare, në Rusi ka gjithsej 1,547,774 infeksione dhe 26,589 vdekje të shkaktuara nga Covid-19.

Në Ukrainë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 6.677 raste të reja me Covid-19 dhe 126 njerëz kanë vdekur nga virusi. Që nga fillimi i epidemisë, janë 355,601 infeksione dhe 6,590 vdekje të shkaktuara nga virusi Sars-Cov-2.

Bullgari – Rekord absolut i infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusët, në 24 orët e fundit ka pasur 2,243 raste të reja, të barabarta me rreth 30% të 7,659 testeve të kryera. Ky është rekordi i ri ditor i infeksioneve në vendin e Ballkanit.

Numri më i madh i njerëzve të infektuar regjistrohet përsëri në kryeqytetin e Sofjes. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i epidemisë është 40,132 deri më sot.

Që nga dje, 42 vdekje janë raportuar, një rekord i të gjithë kohës së pandemisë.

Franca – "Ne duhet të presim vendime të vështira për të luftuar kundër koronavirusit”, tha Ministri Francez i Brendshëm, Gérald Darmanin, duke folur për France Inter.

Sa i përket masave, ministri tha se "nuk e di saktësisht se cilat janë". Por është e qartë se Franca, "si të gjithë fqinjët tanë evropianë", po shkon drejt një karantine të re. Midis hipotezave të fundit që po studiohen, ekziston edhe një bllokim i mundshëm gjatë fundjavës. /k.k/noa.al/