Transmetuar më 27-10-2020, 18:15
Një alarm për bombë vuri në lëvizje autoritetet e Francës pasditen e sotme.
Raportohet se një çantë e dyshimtë ishte lënë në Parkun Champ de Mars rreth Kullës Eiffel.
E gjithë zona u evakua për të shmangur ndonjë incident.
Më parë, policia tha se zona përreth Harkut të Triumfit ishte evakuuar pas një kërcënimi për bombë.
Por rezultoi se alarmi ishte i rremë.
Franca po kalon një situatë të vështirë që pas vrasjes së mësuesit në periferi të Parisit, të cilit iu pre koka. /k.k/noa.al/