Transmetuar më 27-10-2020, 16:33

Nuk ndalet konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku çdo ditë humbin jetën ushtarë nga dy vendet.

Por, së fundmi, Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Ai po shkonte drejt frontit të ushtrisë së vendit të tij, por ra pre e sulmit vrastar.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Shikoni pamjet. /k.k/noa.al/