Transmetuar më 27-10-2020, 15:10

Tre makina janë përplasur sot në autostradën Balldre-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e Muratit”, ku për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Njëra prej makinave ka përfunduar e përmbysur jashtë rruge, çka lë të kuptosh se përplasja ka qenë e fortë.

Ndërkohë që një prej mjeteve ishte i parkuar, ndërsa ka dyshime se mjeti i përmbysur ka qenë me shpejtësi.

Po punohet për sqarimin e rrethavave të aksidentit. /k.k/noa.al/