Transmetuar më 27-10-2020, 13:50

Mbërrijnë në Rinas katër fëmijët shqiptarë që mundën të dilnin nga kampi sirian i Al Hawl.

Bëhet fjalë për 12 vjeçarin Endri Dumani si dhe nusja e familjes Shuli dhe tre fëmijë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, fëmijët do t’i drejtohet shërbimit social.

Ata shoqëroheshin nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, të cilët ishin në Beirut për t’i rikthyer drejt Shqipërisë. Në aeroport ndodheshin edhe Olta Xhaçka dhe Ogerta Manestirliu, përkatësisht ministret e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë.

Jashtë ambjenteve të aeroportit ata u pritën nga familjarë të shumtë.

“Më vjen mirë që mbyllën me sukses fazën e parë të jë operacioni të vështirë”, tha Rama.

/NOA.al