Transmetuar më 27-10-2020, 12:08

Një shpërthim në një shkollë fetare në qytetin verior të Pakistanit Peshaëar ka vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur 110 të tjerë, thanë zyrtarët.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi rreth orës 8.30 në shkollën fetare Jamia Zuberia në Dir Colony, ku rreth 500 studentë ishin mbledhur për të dëgjuar një leksion nga kleriku me ndikim atje, Rahimullah Haqqani. Shumica e tyre ishin midis 20 dhe 30 vjeç. Ata ishin nga rajonet Khyber Pakthunkëa dhe Balochistan të Pakistanit, si dhe disa nga Afganistani.

Një mbikëqyrës i policisë, Waqar Azeem Kharal, tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga lëndë plasëse me cilësi të lartë dhe ishte futur në sallën e leksioneve në një thes.

Ai tha se sulmuesit e kishin planifikuar ngjarjen, për viktima masive.

Të paktën katër fëmijë besohet se ishin midis të vdekurve dhe të paktën dy mësues ishin plagosur, tha një zyrtar i policisë.

Mohammed Kashif Nadeem, një student 26-vjeçar, ishte në sallën e leksioneve kur ndodhi shpërthimi.

Ai tha se shpërthimi kishte plagosur mësuesin e tij dhe shumë prej studentëve të ulur në rreshtin e parë, duke përfshirë mikun e tij Atif Saeed, 25 vjeç, i cili kishte humbur dëgjimin nga shpërthimi. Nadeem tha se ai ishte shpëtuar pasi kishte mbërritur më vonë dhe ishte ulur në pjesën e pasme të dhomës.

"Ne po zhvillonim orët tona të Kuranit kur ndodhi një shpërthim i madh pranë minberit [minberit] ku mësuesi ynë po jepte leksionin," tha Nadeem. “Ishte një shpërthim aq i  fortë, sa na çau daullet e veshit. Studentët e ulur në rreshtat e parë filluan të bërtisnin ndërsa u dogjën nga shpërthimi”.

Dikush kishte vendosur eksplozivë afër vendit ku qëndronte mësuesi për të dhënë mësim.

Nadeem tha pas shpërthimit kishte konfuzion dhe studentët filluan të vraponin.