Transmetuar më 27-10-2020, 11:11

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës.

Ajo kishte bashkëjetuar me burrin por pas ankesave ky i fundit kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Gruaja ka thyer urdhrin dhe e ka dhunuar sërish. Madje akuzohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.

Sipas policisë gruaja e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/NOA.al