Transmetuar më 27-10-2020, 11:13

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.

Të skualifikuarit kanë konstatuar manipulim të procesit në të gjitha hallkat e vlerësimit.

“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Sakaq, Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur fazën e katërt për 103 kandidatëve që konsistonte në shkrimin e një eseje.

Pas kësaj faze, kandidatët do t’i nënshtrohen intervistës, poligrafit (makina e së vërtetës) dhe më pas vettingut, vlerësimit të kontrollit të pasurisë së tyre, si edhe të familjet.

Rezultatet e makinës së vërtetës do t’i komunikohen një e nga një kandidatëve.

Megjithatë, kush nuk kalon Vettingun, edhe pse ka kaluar testin në makinën e së vërtetës, do të skualifikohet. Nga 103 kandidatë do të zgjidhej  60 që do të bëhen pjesë e FBI-së Shqiptare.

/S.H /NOA.al