Transmetuar më 27-10-2020, 08:20

Një sondazh i ri global zbulon se miliona njerëz në botë besojnë se Covid-19 është krijuar qëllimisht, ka vrarë shumë më pak njerëz nga sa raportohet në media, apo se është e gjitha një gënjeshtër.

Pretendimet se pandemia është një gënjeshtër apo se është nisur qëllimisht, po mbledhin miliona mbështetës në të gjithë botën.

Ashtu si dhe teori të tjera konspiracioni si ajo që bota kontrollohet nga një “kabalë sekrete” njerëzish të fuqishëm, sondazhi i grupit YouGov-Cambridge në bashkëpunim me të përditshmen britanike Guardian, zbuloi skepticizën në rritje edhe për vaksinën e pritur të koronavirusit raporton the Guardian.

Mes konspiracioneve më popullore të Covid ishte ai për numrin e të vdekurve, për të cilin 60% e pjesmarrësve në Nigeri thanë se ishte i pavërtetë, së bashku me 40% të pjesëmarrësve në Greqi, Afrikën e Jugut, Poloni e Meksikë.

Të njëjtën gjë besonin gjithashtu 38% e amerikanëve, 36% e hungarezëve, 30% e italianëve dhe 28% e gjermanëve.

Ka prova se pandemia e koronavirusit ka nxitur disa njerëz të thonë se i besojnë më shumë ekspertët, por kjo ka shkaktuar gjithashtu një valë disinformacioni dhe lajme të rreme të përhapura nga mohuesit e shkencës dhe konspiracionistët që i përhapin ato në rrjetet sociale.

“Çdo event i frikshëm – një pandemi, nje vrasje masive – që i shkakton njerëzve humbjen e kontrollit, çon në lindjen e teorive të ndryshme, mes tyre dhe ato të konspiracionit”, thotë Stephan Lewandowsky, psikolog i University of Bristol në Britani.

“Ato i japin njerëzve njëfarë komforti psikologjik; ndjesinë se nuk janë në dorë të rastësive. Fenomeni është i dëmshëm në çdo kohë por më shumë në kohë pandemie pasi çon në injorimin e këshillave zyrtare ose shtyn në akte vandalizmi apo dhune.

Lewandowsky shton se besimi te konspiracionistët është shtuar prej mangësisë së veprimit, mesazhit të qartë dhe organizimit nga qeveritë . “Kjo është arsyeja përse duhet të ketë një politikë të qartë e të vazhdueshme, në mënyrë që të krijojë besim”.

Numra të konsiderueshëm nejrëzish besonin se virusi “është krijuar e përhapur qëllimisht” nga qeveria kineze ose amerikane, kurse në Poloi një në çdo pesë njerëz besonte se virusi është një gënjeshtër totale, e krijuar nga “forca të fuqishme”. Në të njëjtën masë kjo besohej edhe nga populalta e vendeve si Turqia, Egjipti e Arabia Saudite, ndërsa në SHBA kjo shifër arrinte në 13%.

Besimi i rremë se teknologjia 5G mund të përhapë Covid-19 kishte gjithashtu mjaft mbështetës të sondazhit, të zhvilluar në korrik dhe gusht.

Më shumë se një e pesta e të anketuarve në Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Nigeri e Afrika e Jugut, besonin se simptomat shkaktoheshin apo shtoheshin nga rrjeti 5G.

Ndërsa teoritë e tjera të përgjitshme të kospiracionit jashtë temës së Covid gjenin mbështetje prej 20% deri në 30%, në 10 vende përfshi Afrikën e Jugut, Brazil, Hungari e Poloni.

Në masë të ngjashme njerëzit besonin se uljet në Hënë janë të gënjeshtërta, ndërsa 20% deri në 30% e të anketuarve në Spanjë, France, SHBA, Itali e Gjermani, besonin se SHBA ka ndihmuar në realizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. 20% deri në 44% e njerëzve në 17 vende besonin se njerëzit kishin pasur kontakte me alienë.

Por teoria kryesore që gëzonte mbështetjen më të gjerë është ajo që thotë se sado që qeveritë e vendeve të botës kanë kryetarët e tyre zyrtarë, ka “një grup sekret njerëzish që kontrollojnë ngjarjet dhe udhëheqin botën së bashku”.

Kjo teori mbështetej nga 20% e të anketuarve në 20 vende duke përfshirë 28% të britanikëve, 36% të francezëve, 37% të amerikanëve, 45% të italianëve, 47% të polakëve, 55% të spanjollëve, 68% të afrikano-jugorëve dhe 78% të nigerianëve.

/NOA.al