Transmetuar më 26-10-2020, 22:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Rovigana në Monselice të shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, i cili është gjetur brenda në kabinën e një kamioni të një kompanie shqiptare.

Sipas mediave italiane, 45-vjeçari është gjetur i pajetë nga zjarrfikësit të cilët kishin vënë re që kamioni qëndronte  pa lëvizur prej disa kohësh.

Pas kontrollit të kamionit burri u gjet pas sedijes së shoferit ndërsa autoritetet raportojnë se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Autoritetet italiane nuk kanë njoftuar ende identitetin e shqiptarit ndërsa po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.