Transmetuar më 26-10-2020, 21:12
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një person në fshatin Kabash të Vitisë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Bëhet fjalë për një person të moshës 72-vjeçare, ndersa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vetëflijim, ndersa po punohet nga organet kompetente.

Njoftimi nga Policia

“Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim teknike kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet mjeksore ku mjeku e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë”./noa.al/